Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar për të shtatën ditë radhazi aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Aksionit të PDK-së edhe sot i janë bashkuar deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë kanë marrë pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.
Yllëza Bedrolli, asamblistja e PDK-së nga Lipjani, kërkoi që Lëvizja Vetëvendosje të kthehet në Kuvend për të formuar institucionet dhe mos shkelur Kushtetutën.
Fadil Demaku, ish-deputeti i PDK-së, paralajmëroi rritje të zemërimit qytetar nëse veprimet e Kurtit vazhdojnë.
Besnik Tahiri, deputeti i Aleancës, theksoi rëndësinë e ngritjes së vetëdijes qytetare dhe politike për shkeljet kushtetuese në vend.
Aksioni synon të denoncojë shkeljet dhe të sensibilizojë opinionin publik për situatën aktuale.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





