Jaafar Jackson, nipi i Michael Jackson, ka reaguar ndaj kritikave se filmi biografik ‘Michael’ e ka paraqitur në mënyrë të zbutur jetën dhe kontroverset e Mbretit të Popit.
Aktori, i cili luan rolin e xhaxhait të tij në film, ka lënë të kuptohet se një vazhdim mund t’i trajtojë më gjerësisht akuzat për abuzim seksual.
Në një intervistë për ‘GQ Middle East’, Jaafar tha se filmi i dytë pritet të japë më shumë hapësirë për këndvështrimin e Michael Jackson mbi akuzat ndaj tij.
Filmi ‘Michael’ është kritikuar për faktin se nuk përfshiu skandalet dhe akuzat për abuzim seksual me të mitur në historinë e këngëtarit.
Akuzat ndaj Michael Jackson nisën në vitin 1993 dhe ai u shpall i pafajshëm në gjyqin penal në vitin 2005.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





