Abuzimi dhe ngacmimi online ndaj grave në media në Kosovë vazhdon të jetë një shqetësim serioz, me 61% të të anketuarave që kanë deklaruar se janë përballur me forma të tilla gjatë punës së tyre profesionale.
Të dhënat janë bërë publike në raportin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Drejtoresha ekzekutive e AGK-së ka cilësuar këtë shifër si alarmante, duke theksuar se gazetaret shpesh shënjestrohen me informacione të rreme dhe sulme që lidhen me gjininë e tyre.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





