Nina Dobrev ka befasuar fansat me një transformim të madh në pamje, duke i lyer flokët bionde, një ndryshim që ajo e ka bërë për rolin e saj të ri në filmin “It Happened One Summer”.
Aktorja e njohur për rolin e Elena Gilbert në serialin “The Vampire Diaries” publikoi në Instagram disa fotografi me pamjen e re dhe zbuloi se do të interpretojë personazhin Piper Bellinger. “Njihuni me Piper.
Me sa duket, biondet vërtet argëtohen më shumë”, shkroi Dobrev.
Ndryshimi i saj i befasoi fansat, pasi Dobrev gjatë gjithë karrierës është shfaqur kryesisht me flokë të errët dhe rrallë ka eksperimentuar me ngjyrën e flokëve.
Ajo pranoi gjithashtu se nuk kishte menduar kurrë se do të bëhej bionde.
Pamja e re mori menjëherë reagime të shumta pozitive.
Postimi grumbulloi më shumë se 1.8 milionë pëlqime, derisa kolegë dhe fansa e komplimentuan për transformimin.
Mes tyre ishin edhe aktorja Claire Holt, bashkëpunëtorja e saj nga “The Vampire Diaries” si dhe figura të tjera të njohura.
Transformimi është pjesë e përgatitjeve për filmin “It Happened One Summer”, një komedi romantike e bazuar në romanin me të njëjtin emër të autores Tessa Bailey.
Në film, krahas Dobrev, luajnë edhe Virginia Gardner, Tyler Hoechlin, Gavin Leatherwood dhe aktorë të tjerë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





