Aleanca ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të jenë transparentë para qytetarëve për zgjedhjen e presidentit konsensual.
Nga kjo parti thanë se nuk mund ta ndalojnë një marrëveshje mes dy partive, teksa shtuan se nuk do të përfshihen në ujdi përderisa nuk ka garanci për gjashtë pikat e tyre, ku përfshihet edhe kyçja në gazin amerikan.
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha se LVV duhet ta konstituojë Kuvendin sa më shpejt pas përafrimeve me LDK-në për zgjedhjen e presidentit.
Ajo shtoi se e kanë biseduar me kolegët që ta shtojnë edhe një kusht, atë për zhbërjen e Ligjit për Shtetësinë, krahas gjashtë të tjerave të cilat i kanë parashtruar. “Ne nuk mundemi me ndalë LDK-në që mos me pasë një marrëveshje politike, mirëpo të jenë transparentë me publikun dhe qytetarët.
Ne nuk mundemi me pengu një marrëveshje LVV-LDK, nëse ata kanë premisat për një marrëveshje të tillë, le të vijnë në Kuvend, të konstituojnë legjislaturën e njëmbëdhjetë dhe mos të shkelin Kushtetutën dhe ta sjellin edhe presidentin….
E kemi diskutuar edhe me kolegët e Aleancës, ndoshta është mirë të shtohet edhe një kusht, që të zhbëhet Ligji për Shtetësinë e Kosovës. Është një ligj i cili po e dëmton Kosovën”, , shtoi ajo, në konferencë për media të mërkurën.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





