Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka siguruar një nominim të rëndësishëm në edicionin e këtij viti të MTV Video Music Awards (VMAs).
Rexha është nominuar në kategorinë “Best Dance” për këngën “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.
Në garë për këtë çmim janë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Harry Styles, Lady Gaga, Madonna, PinkPantheress, Zara Larsson, Slayyyter, Tate McRae, ndërsa në krye të listës së nominimeve është Madonna me 11 nominime.
Ceremonia e MTV Video Music Awards 2026 do të mbahet më 27 shtator në Los Angeles.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





