Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se vendi po vazhdon pa institucione të konstituuara.
Nga salla e Kuvendit, ajo tha se deputetët zgjidhen për të punuar dhe se asnjë fitore zgjedhore nuk i jep të drejtën asnjë partie të vendosë mbi Kushtetutën e Kosovës.
Kabashi-Ramaj tha se ajo që është duke ndodhur në vend është krizë shtetërore e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo kritikoi partinë për moskonstituimin e institucioneve dhe theksoi se kjo situatë po sjell pasoja të rënda për qytetarët e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





