Rastet e Dhunës në Familje në Kosovë – Shifra Alarmante dhe Nevoja për Veprime Të menjëhershme

1 mijë e 564 raste të dhunës në familje janë evidentuar në Kosovë nga janari deri në fund të korrikut të këtij viti.

E vetëm në rajonin e Prishtinës, janë evidentuar mbi 500 raste.

Por, sipas të dhënave nga ministria e drejtësisë, raste janë raportuar në të gjitha rajonet e Kosovës.


- Advertisement -

Nga ‘’Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut’’ thonë se numri i rasteve të raportuara mund të jetë edhe më i ulët sesa numri real. ‘Realisht këto raste nuk paraqiten gjitha, është numri më i vogel ndoshta se sa që është numri real por problemi tek ne është që kemi marrë një veprim që merret vec me pasojat ndërkaq nuk asnjë mekanizëm që merret me parandalimin e këtyre rasteve në mënyrë që pastaj këto raste të zvogëlohen sepse nuk mund të evitohen në tërësi.

Perderisa merremi veç me pasojat, atëherë gjithë do flasim vetëm për shifra dhe kurrë nuk do të bëjmë ndonjë lëvizje përpara,’ thotë Behxhet Shala nga KMDLNJ.

E sociologu Genc Xërxa, si faktorë që ndikojnë në këtë dukuri përmend gjendjen socio-ekonomike dhe mungesën e mbështetjes për viktimat. ‘Një faktor tjetër kyç është edhe situata socioekonomike ku në shumicën e rasteve viktima po bëhet pre e gjendjes së rëndë ekonomike e pastaj po duhet të përballojë edhe tortura, duke mos pasur ku të shkojë në mungesë institucionesh relevante që ishin dashur të kujdesen për këtë kategori dhe për këto raste, e pastaj kemi edhe shëndetin mendor, abuzime të ndryshme,’ shprehet Xërxa.

Ndërsa, gjatë gjithë vitit 2025 në Kosovë janë evidentuar 2 mijë e 815 raste të dhunës në familje.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *