Kryeqyteti ka filluar fazën e dytë të vendosjes së kamerave të sigurisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Kamerat pritet të vendosen në së paku 40 lokacione të reja, ndërsa do të vendosen edhe dy radarë mobil.
Drejtori për siguri dhe emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, u shpreh se kamerat do të vendosen edhe në parkun e Germisë dhe në zona të tjera të qytetit.
Agjencia për Informim dhe Privatësi konfirmoi se Policia e Kosovës ka bazë ligjore për vendosjen e kamerave, duke garantuar se nuk përpunohet asnjë të dhënë biometrike të qytetarëve.
Sipas Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, aktualisht janë të vendosura 165 kamera në 55 lokacione të ndryshme, për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.
Në periudhën janar-korrik 2026, janë shqiptuar rreth 4 mijë gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





