Albin Kurti inkurajon ekipin e sportistëve të Kosovës për Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen për ekipin kosovar që do të garojë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Kurti ka vlerësuar punën dhe sakrificën e sportistëve, duke theksuar se pas çdo paraqitjeje të suksesshme qëndrojnë vite të tëra disipline, përkushtimi dhe përgatitjeje.

Ai tha se Kosova, pavarësisht madhësisë së saj, ka dëshmuar se mund të arrijë rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.


- Advertisement -

Sipas tij, një brez i ri sportistësh është gati të hapë një kapitull të ri për sportin kosovar.

Kurti ka falënderuar trajnerët, federatat sportive, Komitetin Olimpik të Kosovës, familjet dhe të gjithë mbështetësit që kontribuojnë në rrugëtimin e sportistëve. ‘Shkoni me krenari dhe jepni më të mirën tuaj’, ishte mesazhi i tij për përfaqësuesit e Kosovës, të cilëve u uroi sukses në garat e ‘Taranto 2026’, me shpresën që flamuri i Kosovës të valëvitet në podium krahas medaljeve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *