Princesha Charlotte trashëgon pasionin për sportin nga nëna e saj – Detajet e reja

Princesha Charlotte duket se ka trashëguar pasionin për sportin nga nëna e saj, Kate Middleton. 11-vjeçarja, e cila mbushi 11 vjeç në maj, luan në një ekip netbolli jashtëshkollor që garon në nivel të lartë në të gjithë vendin.

Sipas një rrëfimi, Charlotte po e merr seriozisht këtë sport dhe merr pjesë në ndeshjet e ekipit.

Familja e saj pritet ta mbështesë në të njëjtën mënyrë si shumë prindër të tjerë, duke e shoqëruar në ndeshje dhe udhëtime.


- Advertisement -

Pasioni i Charlotte për netbollin u vu re edhe në fillim të këtij muaji, kur ajo ndoqi Lojërat e Komonuelthit në Glasgow dhe pa nga afër ndeshjet e netbollit.

Më vonë, ajo pozoi së bashku me Kate dhe ekipin e Skocisë.

Kate ka treguar më herët se e ka ndihmuar vajzën e saj me stërvitjen.

Në vitin 2023, Princesha e Uellsit zbuloi se po i mësonte Charlotte-s rregullat dhe po e ndihmonte me aftësitë e saj në lojë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *