Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka morë pjesë në ceremoninën përmbyllëse të edicionit të 25-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFEST në Prizren.
Kurti ndau çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare, i cili këtë vit iu dha filmit ‘Në kërkim të poezisë’, me regji të regjisorit shqiptar Lorin Terezi.
Në fjalën e tij, Kurti uroi fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të 25-të të DokuFEST-it, duke vlerësuar rolin e festivalit në promovimin e kinematografisë dhe kulturës në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





