PDK-ja, pas Aleancës, ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin e së martës, të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për zhvillimin e dialogut politik dhe institucional.
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e cilësoi ftesën e Haxhiut si ‘tentativë manipulimi’ dhe deklaroi se partia do të jetë në Kuvend në vend të takimit. ‘Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër Deharit që ta thërrasë seancën’, shtoi Ismaili.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





