Kylie Jenner prezanton bashkëpunimin e ri me markën Khy dhe Gia Borghini

Kylie Jenner ka prezantuar bashkëpunimin e saj më të fundit me markën Khy, këtë herë me kompaninë italiane të këpucëve Gia Borghini.

Për fushatën e re, 29-vjeçarja pozoi në një set fotografik provokues, duke e vendosur në qendër të vëmendjes koleksionin e ri të këpucëve.

Në disa prej imazheve, Jenner shfaqet vetëm me këpucët, duke përdorur flokët e gjatë për të mbuluar trupin. “E kam veshur për vite me radhë, kështu që ky më dukej i duhuri”, shkroi Jenner në Instagram, ndërsa prezantoi bashkëpunimin.


- Advertisement -

Ajo tregoi se këpucët janë punuar me dorë në Itali dhe se kishte rishikuar vazhdimisht çdo detaj të dizajnit derisa të arrinte rezultatin që dëshironte.

Koleksioni i ri do të jetë i disponueshëm nga 21 gushti në faqen e Khy.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -