Regjisori dhe Aktori Mark Rydell Në 97-vjeçarinë e Tij, Ndahet nga Jeta për Shkaqe Natyrore

Regjisori dhe aktori i nominuar për Oscar, Mark Rydell, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare.

Ai u nda nga jeta të enjten, më 13 gusht, për shkaqe natyrore në Motion Picture & Television Country House and Hospital në Woodland Hills, Kaliforni.

Lajmin e konfirmon vajza e tij, Amy, për The Hollywood Reporter, ndërsa më pas ajo i kushton një dedikim emocional babait të saj në Instagram. “Është e vështirë të shpreh me fjalë sa shumë e doja babanë tim”, shkruan ajo, duke e përshkruar si personin më qesharak dhe më të talentuar që kishte njohur.


- Advertisement -

Rydell pati një karrierë disa dekadëshe në Hollywood, punoi me emra të mëdhenj të kinemasë si Bette Midler, Katherine Hepburn dhe John Wayne.

I lindur në mars të vitit 1929 në New York, Rydell studioi në Juilliard, ndërsa u trajnua edhe si aktor në Neighborhood Playhouse dhe Actors Studio.

Karrierën në industrinë e argëtimit e nisi në vitet ’50 me role në disa produksione televizive, përpara se të kalonte gradualisht në regji.

Në vitin 1967 ai drejtoi filmin “The Fox”, ndërsa dy vite më vonë solli në ekran “The Reivers”, me Steve McQueen dhe Sharon Farrell.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -