Rusia kërcënon Serbinë për t’u bërë anëtare e BE-së: Ja kushtet që i duhen Beogradit

Rusia të premten pretendoi se po ia “qan hallin” Serbisë.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, tha se Bashkimi Evropian ia ka bërë të qarta Beogradit dy çështje.

Sipas tij, Serbia, shtet që Moska e konsideron aleat dhe që synon anëtarësimin në BE, duhet të përmbushë dy kërkesa kapitale në mënyrë që t’i përshpejtohet procesi i anëtarësimit.


- Advertisement -

E para, sipas Lavrovit, është njohja e Kosovës së pavarur, ndërsa e dyta është bashkimi me të gjitha politikat e BE-së ndaj Kremlinit, i cili, siç theksohet në deklaratë, po sulmon tash e 1633 ditë Ukrainën fqinje.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *