Ministria e Arsimit paralajmëron: Afati për subvencionimin e teksteve mësimore përfundon sot në mesnatë

Mbi 181 mijë prindër kanë aplikuar deri më tani për subvencionimin e teksteve mësimore për fëmijët e tyre në Kosovë.

Ministria e Arsimit ka bërë thirrje prindërve që të shfrytëzojnë orët e mbetura për të aplikuar për subvencionim.

Deri tani, janë realizuar më shumë se 181 mijë e 500 aplikime, me 95 mijë e 388 të aprovuara.


- Advertisement -

Ministria bën të ditur se vlera për secilin përfitues do të llogaritet vetëm pasi të mbyllen aplikimet dhe të përfundojë verifikimi i të dhënave.

Afati për aplikim mbyllet sot në mesnatë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *