Dyshja e njohur për publikun, Iliriana Sadriu dhe Adri Rrogaqi, po shënojnë një datë të rëndësishme në historinë e tyre të dashurisë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 ka rikujtuar përmes rrjeteve sociale një nga momentet më të bukura të çiftit, duke publikuar një fotografi nga dita e fejesës së tyre.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Iliriana dhe Adri shfaqen pranë tortës së festës, teksa shkëmbejnë unazat dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Fotografinë nostalgjike dhe të rrallë nga fejesa, ajo e ka shoqëruar me një urim të shkurtër. ‘Urime përvjetori i fejesës sot nëntë vite’, ka shkruar ajo. Çifti ka mbushur kështu nëntë vite nga fejesa, duke dëshmuar ndër vite një lidhje të qëndrueshme dhe të mbushur me dashuri e përkushtim.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





