Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dërguar ftesë për takim të gjithë liderëve të partive opozitare për të diskutuar situatën politike aktuale dhe mënyrën e tejkalimit të ngërçit institucional.
Kjo ndodh në një kohë kur Kuvendi i Kosovës është i pakonstituar dhe partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e procesit, duke lënë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm në qendër të diskutimeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





