Rrjeti AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare lidhur me zbatimin e Aktgjykimit KO124/25.
Kërkesa është dorëzuar pas zhvillimeve të fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.
AVONET pretendon se në Aktgjykimin KO124/25, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përbën detyrim kushtetues dhe se brenda këtij afati duhet të përfundojnë të gjitha veprimet që çojnë në konstituimin e plotë të Kuvendit.
Organizatat theksojnë se seanca konstituive e mbajtur më 6 gusht nuk ka përfunduar me konstituimin e plotë të Kuvendit, ndërsa vazhdimi i saj ishte caktuar për 8 gusht, pra pas skadimit të afatit 30-ditor.
Kërkesa është mbështetur në Rregullin 60 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton procedurën në rastet kur ngrihet çështja e moszbatimit të një vendimi të Gjykatës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


