Një zjarr i madh ka përfshirë zonën në afërsi të Halilit në Krujë.
Flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së banuar dhe të afrohen pranë disa shtëpive.
Në terren ndodhen shërbimet e Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Nderhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe malor.
Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni për shuarjen e zjarrit është mbështetur edhe nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





