Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 13 raste të reja të fruthit gjatë javës së fundit, duke e çuar në 112 numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në vend.
Situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve gjatë vetëm një muaji.
Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve, gjithsej 37.
Pas kryeqytetit, numri më i lartë është raportuar në Fushë-Kosovë me 29 raste.
Ekipet e vaksinimit kanë intensifikuar aktivitetet në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit, duke vaksinuar 147 fëmijë të vonuar për vaksinim.
IKShPK rekomandon që personat me simptoma të dyshimta të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së fruthit.
Vaksinimi mbetet më efektive për parandalimin e fruthit dhe ruajtjen e shëndetit publik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





