Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka cilësuar si lajm të mirë vendosjen e Policisë së Kosovës në Urën Kryesore të Mitrovicës, duke nisur procesin gradual të largimit të Misionit të KFOR-it në bashkëpunim me NATO-jën.
Sveçla tha se Policisë së Kosovës i kalohet përgjegjësia për sigurinë në urë, duke u shprehur se reduktimi i pranisë së saj do të ndodhë me përmirësimin e situatës së sigurisë.
Ai gjithashtu theksoi se institucionet janë të përkushtuara që procesi të përfundojë në mënyrë të koordinuar për të garantuar një hapje të sigurtë të urës për të gjithë qytetarët.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





