Këngëtari dhe humanisti Labi ka ndarë një shumë prej 5 mijë eurosh për familjen e artistit të ndjerë Shpat Kasapit, ku 4 mijë euro janë dhuruar nga vetë ai dhe 1 mijë euro nga reperi 2Ton.
Kjo ndihmë vjen si pjesë e një iniciative që Labi kishte nisur më herët, duke premtuar ndarjen e fondeve nga performancat e tij.
Në reagim, ai i bën thirrje familjarëve për të mos shqetësuar për aspektin material dhe inkurajon kolegët e tij të estradës për të ofruar ndihmë konkrete.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





