Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, tha se afati obligativ prej 48 orësh për thirrjen e seancës së Kuvendit po përfundon, por ata nuk kanë marrë asnjë ftesë deri tani.
Behrami akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se po shkel Kushtetutën përmes njerëzve të tij në Kuvend dhe shtëpi të bardhë.
Ai gjithashtu vazhdoi me kritika ndaj Kurtit, duke e quajtur kriminel për sjelljen e tij. ‘Kurti, përmes Deharit dhe Haxhiut, po e shkel sërish Kushtetutën, pa i lëvizur qerpiku, pa iu skuqur fytyra.
Do me na marrë në qafë ky kriminel,’ deklaroi Behrami.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





