Kryeshefi ekzekutiv i ‘Trepçës’ SHA ka vendosur largimin e përkohshëm të dy punonjësve të ‘Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë’.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë më 10 gusht 2026, ndërsa punonjësit me inicialet Z.R. dhe H.K. janë larguar përkohësisht nga puna deri në marrjen e një vendimi nga Komisioni Disiplinor. ‘Trepça’ ka informuar se vendimi është marrë pas dyshimeve se dy punonjësit kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet, duke organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punës.
Dyshimet lidhen me Nenin 10, paragrafët 1.1, 1.3 dhe 1.9 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të ‘Trepçës’ SHA.
Rasti pritet të shqyrtohet nga Komisioni Disiplinor për një vendim përfundimtar lidhur me përgjegjësinë e punonjësve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





