Albin Kurti: Rritja e Kapaciteteve Ushtrake të Serbisë, Pjesë e Strategjisë Hegjemoniste në Rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është vetëm për modernizim, por pjesë e një strategjie politike dhe diplomatike të Beogradit për të kërkuar hegjemoni në rajon, veçanërisht ndaj Kosovës.

Kurti gjithashtu vuri në dukje se retorika e liderëve serbë dëshmon vazhdimësinë e pretendimeve ekspansioniste të Serbisë.

Ai gjithashtu theksoi se partneriteti i Kosovës me NATO-n është shtylla kryesore e sigurisë së vendit.


- Advertisement -

Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te ndikimi i Rusisë në zhvillimet e sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke bërë thirrje për përgatitjen e diplomatëve për përballjen me narrativat e rreme dhe fushatat dezinformuese.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *