Nënëkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se situata e krijuar me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës përbën, sipas tij, shkelje të rendit kushtetues dhe mosrespektim të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Grupi parlamentar i Aleancës u ka dërguar kërkesë grupeve të partive të tjera që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 22:30 për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit.
Tahiri theksoi se nuk do të lejojnë rrezikimin e rendit kushtetues dhe demokracisë parlamentare.
Grupi Parlamentar i AAK-së, në bashkëpunim me grupet e tjera parlamentare, ka paraqitur kërkesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





