LDK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes për vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës

LDK-ja ka reaguar pas caktimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit për nesër, duke bërë thirrje që të thërritet vazhdimi i seancës në mënyrë që procesi të përfundojë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

LDK-ja vlerëson se mosrespektimi i afatit kushtetues rrezikon legjitimitetin institucional në vend, me pasoja të rënda për funksionimin e institucioneve dhe sigurinë juridike.

LDK-ja rikujton se zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është obligim kushtetues dhe bën thirrje për mbajtjen e seancës së konstituimit për të përmbyllur procesin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -