Posterat e filmit të ri të Lee Cronin, ‘The Mummy’, janë ndaluar zyrtarisht nga shfaqja publike në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) shprehu shqetësime serioze në lidhje me shfaqjen e tyre në vendet ku fëmijët mund t’i shihnin.
Organi rregullator i reklamave mori ankesa të shumta nga qytetarët në lidhje me posterin promovues dhe vendosi të heqte plotësisht atë nga hapësira publike.
Studioja e filmit Warner Bros gjithashtu njoftoi ndalimin, duke theksuar se qëllimi i fushatës nuk ishte të shkaktonte frikë ose ankth.
Posteri tregon një pamje të një figure femërore që ngjan me një fëmijë me tipare të mumifikuara të fytyrës dhe njërin sy të mbyllur plotësisht, me sloganin: ‘Disa gjëra janë të destinuara të qëndrojnë të varrosura’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





