Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht, do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në orën 11:00, në sallën plenare.

Procesi i konstituimit mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.

Kurti deklaroi se, për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve, duhet të arrihet një zgjidhje politike edhe për çështjen e presidentit, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.


- Advertisement -

Seanca e së shtunës pritet të tregojë nëse partitë politike kanë arritur ndonjë marrëveshje që do t’i hapte rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të legjislaturës së re.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -