Spider-Man: Brand New Day është bërë filmi me fitimet më të larta në vitin 2026, pasi vetëm pas shtatë ditësh shfaqjeje në kinema ka arritur një fitim total prej rreth 1 miliard eurosh.
Vazhdimi i prodhuar nga Sony dhe Marvel, me aktorët kryesorë Tom Holland dhe Zendaya, ka siguruar deri tani rreth 390 milionë euro në tregun vendas dhe rreth 614 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.
Me këtë rezultat, filmi ka kaluar prodhimin e Disneyt Toy Story 5, i cili që nga qershori ka grumbulluar rreth 928 milionë euro.
Filmi i fundit i sagës Spider-Man ka thyer disa rekorde në arkat e kinemave.
U regjistrua si filmi me fitimin më të madh ndonjëherë për një ditë të martë në tregun vendas, me rreth 36.5 milionë euro, duke kaluar rekordin e filmit Spider-Man: No Way Home të vitit 2021, i cili kishte arritur rreth 34 milionë euro në atë ditë.
Gjithashtu, filmi ka vendosur rekord edhe për ditën e hënë, duke siguruar rreth 41 milionë euro, duke tejkaluar rekordin e filmit Black Panther të vitit 2018, i cili kishte arritur rreth 35 milionë euro.
Për më tepër, Spider-Man: Brand New Day ka realizuar premierën më të madhe vendase në historinë e kinemasë, me rreth 313 milionë euro si dhe premierën e dytë më të madhe globale me rreth 811 milionë euro. ‘Pra, duket se filmat ende nuk kanë vdekur’, u shpreh me humor presidenti i Sony Pictures, Tom Rothman, gjatë ditës së premierës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





