KRU “Mitrovica” ka informuar se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, një zonë e Vushtrrisë do të mbetet pa furnizim me ujë.
Ekipet përkatëse janë në terren duke punuar për të zgjidhur defektin dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë.
Gjatë punimeve, qarkullimi i automjeteve në zonën e prekur mund të jetë i vështirësuar, kështu qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes dhe mirëkuptim. -Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





