Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancën e konstituimit sot.
Deputetët tashmë kanë nisur të mblidhen në sallën e Kuvendit, ndërsa të parët që kanë ardhur janë ata nga Grupi Parlamentar i LVV-së, raporton Zeri.info.
Sot në fillim të seancës do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve të rinj.
Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





