Taika Waititi rrëfen mesazhin e fundit nga mikut e tij të dashur Sam Neill

Taika Waititi ka ndarë kujtimet e tij prekëse për mikun dhe bashkëpunëtorin e ndjerë Sam Neill, duke zbuluar edhe mesazhin e fundit që mori prej tij.

Sipas Waititit, mesazhi i fundit nga Sam Neill erdhi më 4 prill, kur aktori e uroi për blerjen e një studioje filmike në Zelandën e Re.

Regjisori kujtoi se Neill e kontaktonte shpesh vetëm për ta pyetur si ishte dhe për t’u siguruar që gjithçka po shkonte mirë. ‘Ai ishte një njeri shumë i kujdesshëm dhe i dashur, që donte vetëm t’i shihte të lumtur njerëzit që i donte,’ tha Waititi.


- Advertisement -

Duke folur për vdekjen e aktorit, u shpreh se reagimet e shumta nga kolegët dhe fansat tregojnë se Sam jetoi një jetë të mbushur me mirësi dhe la pas kujtime të bukura te njerëzit që e njohën.

Edhe aktori Julian Dennison, i cili luajti përkrah Neill në filmin ‘Hunt for the Wilderpeople’, e përshkroi atë si një figurë që e bëri të ndihej i sigurt dhe i vlerësuar në fillimet e karrierës së tij.

Ai tha se Neill sillej me të si një vëlla i madh dhe nuk e bënte kurrë të ndiente peshën e famës së tij.

Ndërkohë, aktorja Rachel House u emocionua teksa foli për mikun e saj, duke thënë se ishte një nga njerëzit më të mirë që kishte njohur dhe se do t’i mungojë shumë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -