Miri, ish-banor i Big Brother VIP Albania 5, ka folur për ndryshimet që ka sjellë pjesëmarrja e tij në këtë format në jetën familjare.
I ftuar në emisionin ‘Pushime On Top’, ai iu përgjigj pyetjes për raportet familjare pas Big Brother. ‘Me thënë të drejtën, nuk është e njëjta situatë.
Jo se kishim një marrëdhënie tjetër dhe tani kemi një tjetër, por kjo ndjesi pas Big Brother-it ka qenë më e bukur.
Gjithçka është bërë më publike, jemi në syrin e vëmendjes së njerëzve dhe kjo e bën edhe më emocionale e dinamike’, u shpreh Miri.
Ai tregoi se tashmë vëmendja e publikut nuk është drejtuar vetëm ndaj tij, por edhe ndaj bashkëshortes dhe vajzës.
Sipas tij, shpesh njerëzit u kërkojnë fotografi së bashku, gjë që e bën të ndihet mirë dhe i vlerësuar.
Miri i ‘West Side Family’ këtë edicion ka qenë tejet i komentuar edhe për raportet që krijoi brenda me Selin Bollatin.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





