Kufizim i Qarkullimit për Automjetet e Transportit të Mallrave në Autoudhët e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se në ditën e enjte do të vendoset një kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Kjo masë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30 për shkak të temperaturave të larta që pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi vlen vetëm për autoudhët, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa ndonjë kufizim.


- Advertisement -

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria ka bërë thirrje për operatorët ekonomikë dhe drejtuesit e automjeteve të transportit të mallrave që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *