Ronela Hajati reagon ndaj urrejtjes online: ‘Të vjen turp t’i lexosh!’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas saj, po dominojnë gjithnjë e më shumë rrjetet sociale.

Artistja ndau një mesazh në InstaStory, ku shprehu hapur zhgënjimin për nivelin e komunikimit virtual, duke theksuar se shpesh mbetet e tronditur nga fjalori dhe mënyra se si njerëzit zgjedhin të shprehen në internet. ‘Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash!

Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur,’ ka shkruar Ronela.


- Advertisement -

Më tej, këngëtarja u shpreh se i vjen neveri kur sheh sulmet dhe komentet fyese që u drejtohen personazheve publike, duke lënë të kuptohet se klima e urrejtjes në platformat sociale ka kaluar çdo kufi.

Në fund të reagimit të saj, Ronela pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për ata që shpenzojnë kohën duke sulmuar të tjerët në internet.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *