Zjarri në fshatin Riban: Forcat zjarrfikëse përqendrohen për të parandaluar përhapjen

Flakët në fshatin Riban po shfaqen me intensitet gjatë natës, duke sjellë rrezik për zonën pyjore të fshatit Lofkënd.

Mjetet zjarrfikëse dhe forcat e ndërhyrjes janë në terren për të ndaluar përhapjen e zjarrit.

Në fokus janë 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 30 efektivë të MZSH-së, si dhe forcat bashkiake dhe autobote uji.


- Advertisement -

Autoritetet paralajmërojnë se situata po vështirësohet për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur.

Ndërhyrja nga ajri po vlerësohet si e nevojshme për izolimin e zjarrit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -