Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kërkuar largimin e pranisë statike të misionit të KFOR-it nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Ramadani tha se prania statike e KFOR-it në urën kryesore të Mitrovicës duhet të largohet, duke e konsideruar si hap përpara pa dobësuar sigurinë, pasi kushtet janë përmbushur.
Ura mban rëndësi të veçantë në veri të Kosovës për sigurinë dhe KFOR-i ka një prani të vazhdueshme për ruajtjen e mjedisit të sigurt.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





