Charlize Theron me paraqitje të guximshme në promovimin e filmi The Odyssey në Korenë e Jugut

Charlize Theron shfaqet me një paraqitje të guximshme gjatë promovimit të filmit The Odyssey në Korenë e Jugut, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj unik.

Aktorja 50-vjeçare, e cila luajn rolin e Kalipsos në këtë film, zgjodhi një kombinim të pazakontë mes elegancës dhe modës avangarde.

Theron u shfaq me një këmishë me vija të holla, të kombinuar me një fund transparent me efekt plastik dhe doreza të gjata lëkure.


- Advertisement -

Veshja u plotësua me çorape me pika dhe detaje dantelle, duke krijuar një nga paraqitjet më të komentuara të promovimit të filmit.

Në këtë event, Charlize pozoi krah regjisorit Christopher Nolan dhe aktorit Matt Damon.

Filmi The Odyssey po gëzon sukses në arkën filmike, duke kaluar shifrën e 450 milionë dollarëve të ardhura globale.

Filmi është i bazuar në poemën epike të Homerit dhe rrëfen udhëtimin e Odiseut pas Luftës së Trojës.

Matt Damon interpreton rolin kryesor, Anne Hathaway luan Penelopën, ndërsa Charlize Theron sjell në ekran personazhin e Kalipsos, nimfës që e mban Odiseun në ishullin e saj për shtatë vjet.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -