Eva Longoria shijon verën në Spanjë: Paraqitje impresionuese në bikini në plazhet e Marbellës

Eva Longoria po vazhdon të shijojë verën në Spanjë, ku është fotografuar sërish në plazhet pranë Marbellës.

Aktorja 51-vjeçare e serialit “Desperate Housewives” tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në bikini të kuqe, duke shfaqur fizikun e tonifikuar gjatë një dite relaksi buzë detit.

Ylli i Hollywoodit u pa me një bikini të vogël me prerje trekëndore, të kombinuar me një kapelë kashte dhe aksesorë të thjeshtë, ndërsa kalonte kohë në bregdet.


- Advertisement -

Gjatë javëve të fundit, Longoria është fotografuar disa herë duke shijuar pushimet verore me bashkëshortin e saj José Bastón dhe djalin e tyre, Santiago.

Prej disa vitesh, Eva Longoria e ka zhvendosur jetën e saj kryesisht mes Spanjës dhe Meksikës, duke lënë pas Los Angelesin.

Ajo ka deklaruar më herët se mendon se “kapitulli amerikan” i jetës së saj ka përfunduar dhe se nuk dëshiron më të jetojë në Kaliforni, duke përmendur ndryshimet që ka përjetuar qyteti.

Megjithatë, aktorja vazhdon të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për angazhime profesionale, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kalon në Evropë, ku duket se ka gjetur ritmin e ri të jetës së saj.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -