Albin Kurti fton partitë opozitare për takim në prag të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dërguar ftesë për takim tre partive opozitare në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Ekonomisë Online, Lëvizja Vetëvendosje u ka përcjellë ftesat Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deri tani nuk dihet nëse tri partitë opozitare do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit dhe as koha kur pritet të mbahet takimi.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -