Aleanca nuk do të shkojë në takimin, në të cilin i ftoi sërish sot kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kjo parti e ka refuzuar ftesën e Kurtit, sikurse herën e parë.
Në letrën e siguruar nga media online lokale thuhet se kjo parti i ka vendosur gjashtë pika, por se për to nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Prandaj Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, thuhet në letrën e Aleancës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





