Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos për procesin e formimit të institucioneve, raporton Zeri.info. ‘Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren – Tetovë dhe ajo Bllacë – Shkup’, thuhet në komunikatë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





