Komediani amerikan, Pete Davidson dhe aktorja Elsie Hewitt, kanë arritur një marrëveshje për kujdestari të përbashkët të vajzës së tyre shtatëmuajshe, Scottie Rose, vetëm dy muaj pasi i dhanë fund lidhjes së tyre.
Në një deklaratë të përbashkët, ish-çifti bëri të ditur se, megjithëse nuk janë më bashkë si partnerë, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë si prindër.
Ata theksuan se mirëqenia e vajzës së tyre mbetet prioriteti kryesor dhe se synojnë t’i ofrojnë një fëmijëri të qëndrueshme, të mbushur me dashuri dhe respekt të ndërsjellë.
Pete dhe Elsie nisën lidhjen në pranverën e vitit 2025, derisa në fund të po atij viti u bënë prindër.
Ndarjen e konfirmuan në muajin maj të këtij viti.
Sipas burimeve pranë tyre, sfidat e prindërimit, të kombinuara me ritmin e shpejtë me të cilin u zhvillua marrëdhënia, krijuan vështirësi që çuan në përfundimin e romancës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





