Harry Styles përjetoi moment të papritur gjatë koncertit në Mexico City

Harry Styles përjetoi një moment të papritur gjatë koncertit të tij në Mexico City, kur u rrëzua në skenë teksa po performonte këngën e parë.

Këngëtari britanik humbi ekuilibrin ndërsa lëvizte mbrapa, por reagoi me shpejtësi duke u ngritur menjëherë dhe duke vazhduar performancën pa ndërprerë këngën.

Ngjarja ndodhi më 1 gusht, gjatë koncertit të dytë nga gjashtë të planifikuarit në kryeqytetin meksikan, si pjesë e turneut të tij botëror ‘Together, Together’.


- Advertisement -

Sipas mediave lokale, skena ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të shiut.

Pas rrëzimit, Styles bëri shaka me publikun duke thënë: ‘Tani që u rrëzova, mund të them se më në fund u njohëm vërtet.

Tani ndihem shumë rehat’.

Videoja e momentit u përhap në rrjetet sociale, ku fansat e vlerësuan profesionalizmin e artistit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *