Laurent Krasniqi bën propozim romantik në New York: Pamjet e emocionuara të publikuara në rrjetet sociale

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, i ka dhënë fund beqarisë me një propozim romantik për partneren e tij, Lauretën.

Ai zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta bërë pyetjen më të rëndësishme, duke i propozuar martesë gjatë një fluturimi me helikopter mbi qiellin e New Yorkut.

Me panoramën ikonike të qytetit si sfond, momenti u shndërrua në një kujtim të paharrueshëm për çiftin.


- Advertisement -

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Lauretën të emocionuar, teksa shfaq unazën e fejesës, derisa çifti nuk e fsheh lumturinë pas këtij hapi të ri në lidhjen e tyre.

Lajmi u prit me entuziazëm nga ndjekësit e tyre, të cilët i kanë uruar çiftit jetë të lumtur dhe suksese në rrugëtimin e ri drejt martesës.

Laurenti është një personazh tejet i ndjekur në rrjete sociale, veçanërisht në TikTok, ku edhe grumbullon miliona ndjekës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *