Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot pritet mot kryesisht me diell dhe temperaturë shumë e nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet pritet të jenë ndërmjet 32°C dhe 36°C.
Fryrja e erës do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.
Indeksi UV pritet të mbetet i lartë, kështu që rekomandohet të shmangen orët e zgjatura në diell gjatë mesditës dhe pasdites së hershme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





