Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të aplikohen kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me pesha mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.
Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi pritet që temperatura të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi për këto kategori mjetesh do të lejohet pa asnjë kufizim.
Automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe institucionet shëndetësore janë përjashtuar nga kufizimet.
Operatorët dhe drejtuesit e automjeteve janë bërë thirrje të respektojnë kufizimet dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e caktuar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





